Zarf/ Sfida e kërcimit për të rritur çmimin e madh
18:42 - 23.04.2023
Një zarf i bardhë hyri në shtëpi ditën e sotme. Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që ata të bënin një sfidë kërcimi për të rritur çmimin e madhe me 10 mijë euro.
Duke nisur nga sot e deri të martën, ata kanë për detyrë të kërcejnë dyshe-dyshe, kur të bjerë gongu në dhomën e ndenjjes.
Përzgjedhja e çifteve është bërë nga Vëllai i Madh. Pasi banorët të shohin emrat në monitor, ato duhet të dalin në oborrr dhe duhet të kërcejnë këngën që vihet në sfond, deri në fund.