Jori vazhdon misionin, Kristi: Nuk preken gjërat personale

Jori vazhdon misionin, Kristi: Nuk preken gjërat personale

Vëllai i Madh i dha një mision të fshehtë Jorit që ajo të fshihte parfumet e Kristit. Jori i mori të gjitha parfumet e tij dhe i futi në sirtarin e komedinës, pranë shtratit të saj, por pa e mbyllur sirtarin.

Kjo e fundit, pasi kreu misionin doli në oborr dhe shkoi pranë Kristit, për të mos rënë sy që ajo i kishte marrë parfumet e tij.

Kur Kristi hyri në dhomë dhe konstatoi se në raftin e tij  nuk kishte parfume, atij i shkoi mendja që mund të ia kishte marrë Jori, duke qenë se edhe më parë, ajo është shprehur se i pëlqejnë parfumet e Kristit.

Shumë qetësisht, Kristi mori parfumet dhe i futi sërish në raftin e tij. Ai i tha Jorit se ai kurrë nuk i ka prekur gjërat personale të banorëve.

Për të ruajtur misionin sekret, Jori tha se ajo nuk i ka marrë parfumet e tij.