Sa ujë Selita kanë konsumuar/ Banorët numërojnë shishet boshe
Pas leximit të zarfit të gjithë banorët dolën në oborr për të numëruar shishet bosh të ujit Selita.
Mes Nitës, Kristit, Efit, Deas, Jorit, Qetsorit dhe Luizit, këta dy të fundit kishin mbledhur më shumë shishe bosh, çfarë nënkupton se kanë konsumuar më shumë ujë.
Luizi dhe Qetsori mblodhën në total 55 shishe secili, duke dalë “kokë më kokë” në këtë sfidë.
Uji Selita për fituesin, ofroi 5 mijë euro, por tanimë që Luizi dhe Qetsori kishin të njëjtin numër shishesh, do shihet se si do ndahet çmimi.
Sifda e ujit nisi të shtunën dhe pritej të mbaronte të mërkurën, por përfundoi sot. Pjesëmarrësit e tjerë do marrin nga 500 euro secili, për përkushtimin e treguar.
Uji Selita këshilloi banorët që të vazhdojnë të pinë ujë për tu hidratuar, pasi kjo u shërben atyre për të qenë më vigjilentë në lojë.