Sfida e kërcimit/ Kërcimi Luiz-Qetsor

Sfida e kërcimit/ Kërcimi Luiz-Qetsor

Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që ata të bënin një sfidë kërcimi për të rritur çmimin e madhe me 10 mijë euro.

Duke nisur nga dje e deri të martën, ata kanë për detyrë të kërcejnë dyshe-dyshe, kur të bjerë gongu në dhomën e ndenjes.

Natën e djeshme gongu ka rënë për dyshen Luiz-Qetsor, kështu djemtë janë ngritur nga gjumi vetëm për të realizuar kërcimin.

Kërcimi i tyre ka shkaktuar mjaft të qeshura te banorët e shtëpisë.