Sfida e kërcimit vazhdon me këngë popullore, banorët mblidhen në oborr

Sfida e kërcimit vazhdon me këngë popullore, banorët mblidhen në oborr

Sfida e kërcimit vijoi edhe përgjatë ditës së sotme. Ashtu siç edhe banorët u njoftuan, pas rënies së gongut, ata duhet të dilnin në oborr dhe të kërcenin këngën që vihej në sfond.

Në momentin që ra gongu, disa prej banorëve po flinin gjumë. Ata u ngritën menjëherë dhe nisën të kërcenin këngë të ndryshme në oborr, duke nisur nga ato latinet, e deri te vallet popullore.

Sfida e kërcimit e menduar nga Vëllai i Madh ka sjellë argëtim dhe plot humor në shtëpi gjatë këtyre ditëve.