Efi fitoi sfidën “Mos u Nxeh”, ja çfarë përfitoi nga Pascual!
23:49 - 25.04.2023
Gjatë javës në shtëpi u zhvillua loja e famshme “Mos u nxeh”, ku Efi u shpall fituese, si lojtarja që mbërriti më parë në “Finish”.
Vëllai i Madh njoftoi përmes një zarfi se fituesi, do ketë mundësinë të bëjë një bamirësi, gjë e cila do komunikohej gjatë spektaklit.
Si fituese e kësaj sfide, Efi fitoi 1 vit furnizim për shtëpinë e Foshnjës, Durrës.