Komente seksiste ndaj Jorit? Debat i ashpër mes Luizit, banorëve dhe opinionistëve
Gjatë javës, banorët realizun një sfidë me pyetjen “Përse një banor nuk e meriton finalen?
Të gjithë ata dhanë argumentat e tyre se përse një banor nuk e meriton finalen, ku disa nga përgjigjet ishin mungesa e argumentave, lojtare e dobët, viktimizimi, ofendimet etj.
Qetsori: Për mua ishin 10 minuta shumë të gjata.
Jori: 10 minuta ishin pa mbarim. Më lëndoi ajo që tha Luizi se unë nuk kam vlera. Por, pastaj ma sqaroi se e kishte nga ana e lojës dhe se si njeri më vlerëson shumë.
Zhaklin: Më pëlqen shumë Jori dhe do doja që t’i përgjigjej Luizit kur ai bëntë komente për të, kur ajo lëvizte me rroba banje në shtëpi. Kur Jori deklaron që ajo po lëndohej, duhet t’i vendoste kufinjtë më përpara. Nuk më pëlqen sjellja e Luizit, pasi kur ka interes vjen dhe të lëpihet nga mbrapa. Këtë gjë e ka bërë me Tean, me Efin, me Dean dhe me ty Jori. Të lutëm mos e bëj më Luiz. Fillo t’i respektosh grash. Ti je rritur në një ambient maskilist. Faj ka edhe Jori që nuk të ka vënë kufinj ty.
Luiz: Nëse unë kam bërë një koment për Jorin, ajo ka qeshur.
Zhaklin: Faj ke dhe ti që këto komentet i bën për lojë.
Luiz: Nëse ajo ka qeshur tre apo katër herë me këtë gjë, atëherë nuk ka sens. Unë thjesht femrat i kam parë si rrezik për fitore në shtëpi. Unë kam motër dhe tre mbess. Të lutem mos e thuaj më, se më vjen keq.
Zhaklin: Deklaratat që ti ke bërë janë të forta. Ti ke përdorur fjalën e përdalë. Ja the Efit.
Efi: Me mua e ka nënkuptuar.
Luiz: Ty nuk të llogaris fare.
Arbër: Katër muaj brenda në shtëpi, normalisht kur shohin një vajzë të bukur si Jori në shtëpi, mund të ngacmohen pak. Nuk mendoj që e ka qenë tendencioze. Është Jori, por mund të ishte edhe dikush tjetër. Nuk mendoj se e ka patur për ta ulur Jorin.
Luiz: Jori nuk ka asnjë vlerë në lojë, as strategji asgjë. Të gjithë e dinë se ajo është lindur dhe rritur në Itali dhe është ndryshe.
Jori: Po, përse e kthen kështu?
Zhaklin: Me vajzat e shtëpisë nuk je sjellë mirë. Me situatën e Jorit nuk je treguar mirë dhe ajo duhet të kishte reaguar.
Luiz: Kur ia thashë Jorit që është e përdalë.
Zhaklin: THash që ke insinuar shumë gjëra në atë shtëpi, jo që i ke thënë dikujt që është e përdalë.
Jori: Unë jam njeriu më auto-ironik në këtë botë. Më shumë preferoj të bëj ironi me veten se me të tjerët. Kjo mua nuk më prek se unë i di vlerat e mia, nuk kam përse ia them Luizit.
Luiz: Si lojtare Jor.
Jori: Kur gjëja bëhet serioze, ndryshon puna.
Luiz: Si lojtare, ka zero vlera. Këtu marr parasysh personazhet që kanë hyrë në këtë shtëpi. Jori nuk ka as plane rezervë asgjë, Jori është Jori. Unë vlerësoj lojtarët që luajnë fort. Nuk përfshihet dhe as nuk ndikon as për mirë as për keq. Nuk ka bërë asgjë për një muaj e gjysmë.
Kristi: Jori është stereotipi i një vajze që ka marrë vëmendje sa i përket seksualitetit. Ke dy lloje meshkujsh këtu, Luizin që e sheh si objekt seksual, ndërsa unë nuk impresionohem. Këtë gjë, Jori nuk e vlerëson.