“Ku e di ti që nuk jemi ndarë kurrrë me Efin”/ Luizi vë në mëdyshje banorët
11:27 - 25.04.2023
Dea Mishel ka pyetur Luizin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashku, e përgjigja e tij vendosi në dyshim banorët.
Luizi: Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?
Dea: Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thoja kurrë për një shokun tim.
Luizi: Këto janë mendime, nuk janë gjera të shëmtuara.
Nita: Dea , ka qënë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qënë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit.
Luizi: Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe i’u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale.