Qetsori: Efi nuk e meriton finalen, ka qenë jashtë

Qetsori: Efi nuk e meriton finalen, ka qenë jashtë

Gjatë publicitetit, Qetsori, Kristi, Luizi dhe Efi po debatonin me njëri-tjetrin. Banorët u pyetën nga moderatorja e programit Arbana Osmani se si u ndez debate mes tyre.

Qetsori: Luizi ka patur të tjera raporte me Dean, ndërsa Kristin dhe Efin i ka patur në pushtetin e tij.

Kristi: Kjo është Big Brother Portokalli.

Qetsori: Ju të dy gjendeni si dy karaktere më vete, por në pushtetin e Luizit.

Efi: Nuk kuptova asgjë se çfarë tha ky zotëria këtu.

 Qetsori: Deri para pak ditësh këta e mbështetën. Luizi në një farë mënyrë ka të drejtë t’i kërkoi llogari këtyre.

Efi: Mua përse më përfshive.

Qetsori: Po se ke qenë motër e Luizit.

Efi: Dhe çfarë lidhje ka kjo? Po, po ke shumë të drejtë. Tani shpikni ju lloj lloj situatash.

Qetsori: Luizi i solli deri këtu, finalist Efi.

Efi: Këtu erdha vetë dhe pikë.

Qetsori: Luizi dhe Efi janë në simbiozë. Çfarë i pëlqen Luizit, i përlqen edhe Efit. Unë kështu e shikoj. Marrëveshjen mes këtyre, unë e besoj. Kur Luizi thotë diçka, Efi fillon të qeshë.

Efi: Mendimi i Qetsorit më duket komplet pa kuptim. Nuk t’i marr parasysh gjërat që thua.

Qetsori: Përse Efi duhet ta kërkoi fitoren kur ajo doli njëherë jashtë. Efi ka informacione dhe ka qenë në këtë komunitetin Kiara-Luiz. Përse duhet të ketë këtë dëshirë?

Efi: Unë jam njeri i paaftë.