“Si opinioniste që s’ke jetuar këtu”/ Deamishel-Nitës: Vetë je shkëputur dhe na kritikon neve

Si opinioniste që s'ke jetuar këtu/ Deamishel-Nitës: Vetë je shkëputur dhe na kritikon neve

Teksa e gjithë shtëpia u kthye kundër Kristit, Dea i doli atij në mbrojtje me argumentin se nuk e ofendoi dhe as nuk e vrau Nitën, që të bënte atë lloj reagimi.

Sipas saj, ishte vetmë një lojë dhe nuk kishte përse situata të shkonte kështu.  Dea u shpreh se situata po teprohet shumë dhe se nuk mund të thuhen disa fjalë, vetëm për një lojë.

Qetsori u shpreh se do thuhen fjalët dhe se edhe Dea ka thënë gjëra që nuk duhen për Luizin.

Nita debatoi me Deamishel, pasi kjo e fundit mbështeti Kristin lidhur me debatin që ai pati me Nitën.

Kjo e fundit nuk ishte aspak dakord me këtë, ndërkohë sipas Efit sjellja e Deas është mëse normale, duke qenë se ajo ka një raport shumë të mirë me Kristin dhe me të drejtë e mbron.

Nita i tha Deas se ajo dhe Kristi po bëjnë lojë brenda në shtëpi. Kjo e fundit e cilësoi Nitën si “opinioniste” që nuk ka jetuar kurrë në shtëpi dhe se vetë është shkëputur komplet nga loja dhe kritikon të tjerët.