“Dua ta fitosh ti”/Qetsori i propozon aleancë Nitës

“Dua ta fitosh ti”/Qetsori i propozon aleancë Nitës

Qetsori i tha Nitës që nuk mendon të jetë ai fituesi, pasi fitorja ka shkuar disa herë në Vlorë, ndaj ai dëshiron që këtë herë fitorja të shkojë në Kumanovë.

Duke shprehur sigurinë që nuk do mund ta fitojë dot sërish, ai tha se ka dëshirë që ta fitojë dikush që ai do, e në këtë rast Nita.

Qetsori tha se do i drejtohet të gjithë mbështetësve të tij për t’i dhënë votën asaj, që  të dalë finaliste.

Ai i kërkoi asaj që deri në prime, ata të rrinë bashkë e mos të krijojnë asnjë lloj debati me pjesën tjetër të banorëve, kështu ata do të dilnin ‘bllof’.