Pica me miellin Ola, do të shpërndahen në disa qendra sociale
21:38 - 28.04.2023
Banorët u vendoswn sërish përballë një sfide shumë interesante. Fabrika e miellit “Atlas” ka hedhur në treg miell “Ola” për pica dhe zgjodhi që fillimisht mielli të përdorej nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh komunikoi se të ndarë në dy grupe dhe në një afat kohor prej dy orësh, banorët duhet të përgatisnin pica dhe në ndihmë për këtë, në shtëpi ka ardhur një picajol shqiptar i famshëm, i cili punon në Gjermani.
Grupi i cili do të gatuajë më shumë pica, përfitonte 5 mijë euro dhe picat që do të gatuhen nga të dyja grupet do të shpërndahen në disa qendra sociale në Tiranë.
Pas sfidës, “Atlas” do të shtrojë një darkë për të gjithë banorët.