Loja me Foto/ Historitë që u kujton banorëve fotoja e fëmijës dhe fotoja e lutjes
12:07 - 02.05.2023
Një djalë i vogël me flokë bjond, i cili është fotografuar me kurriz në një fushë të gjelbër. Ishte kjo fotografia e radhës që banorët duhet ta komentonin.
Luizi tha se imazhi i sjell në mend djalin e Oltës, pasi klipi që u shfaq përpara disa kohësh në dhomën e ndenjes ishte i ngjashëm me fotografinë.
Ai madje përshëndeti nga ekrani Amarin, Oltën dhe bashkëshortin e saj Dorin. Deamishel tha se fotografia i kujton vëllain e saj të vogël, pasi ka qenë bjond njësoj si djali në foto.
Ndërsa Efi e lidhi historinë e saj me parkun që ishte shfaqur në monitor. Ajo tha se i kujtohet periudha e pandemisë kur ka qenë në Gjermani, kur shkonte çdo ditë në park.
Kristit, djali i vogël në foto, i kujtoi veten e tij kur ka qenë fëmijë.