Loja me Foto/Historitë që u kujton banorëve fotoja e parave
Pas leximit të zarfit nga Deamishel, banorët nisën menjëherë me sfidën e caktuar nga Vëllai i Madh. Ashtu siç u komunikua, në monitor u shfaqën foto të ndryshme, të cilat banorët duhet t’i komentonin.
Fotoja e parë paraqiste rrahjet e zemrës. Për këtë, Luizi duke folur me batuta tha se i kujton një shokun e tij që është kardiolog.
Për foton e dytë, në të cilën shfaqej një shumë e madhe eurosh, Luizi tha se paraja është arsyeja që përse sot është prishur njerëzimi.
Dea nga ana tjetër foli për marrëdhënien që ka me paratë. Ajo tha se edhe kur punon, i harxhon paratë dhe nuk është fare kursimtare.
Efi nga ana tjetër tha se është njësoj si Dea dhe se nuk i kursen fare paratë. Ndërsa Kristi tha se imazhin e sheh shumë ftohtë dhe se nuk i përcjell asnjë emocion.