Finalistët përcjellin Donaldin dhe Ilirin
Pasi darkuan për pak orë, Donaldi dhe Iliri u larguan nga shtëpia. Darka e tyre me finalistët e këtij edicioni u shoqërua me biseda të shumta, për lojën dhe jo vetëm.
Dy ish-finalistët e edicionit të parë, u thanë banorëve se spektakli këtë vit është ndjekur dhe po ndiqet maksimalisht dhe se duhet ta marrin shumë qetë këto ditët e fundit përpara finales.
Përpara se ata të dilnin nga shtëpia, i uruan fitoren të katërt finalistëve dhe dolën nga dhoma e rrëfimit.
Dhe dy ditë na ndajë nga finalja e madhe e Big Brother Vip 2. Spektakli i magjishëm do mbërthejë përpara ekranit miliona teleshikues, të cilët kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë rrugëtimin e banorëve që prej datës 24 dhjetor të vitit 2022.
Data 6 maj do vulosë përfundimisht se cilin prej katër finalistëve do shpallë publiku fitues.