“Ke patur luftë vërtetë këtu brenda?/ Donaldi pyet Luizin
Iliri dhe Donaldi dy ish-finalistët e edicionit të parë të Big Brother Vip hynë mbrëmjen e kaluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të darkuar me katër finalistët.
Ashtu siç ka bërë thuajse me të gjithë, Luizi ftoi edhe Donaldin dhe Ilirin në dasmën e tij, të cilën pritet ta bëjë kur të dalë jashtë me Kiarën.
Ai i tha dy djemëve se ata nuk kanë nevojë për ftesë, pasi dihet që janë të ftuar. Finalistët dhe ish-finalistët nuk lanë pas edhe bisedat për lojën.
Donaldi dhe Iliri thanë se Big Brother i këtij viti ka qenë shumë i ndjekur, njësoj si vitin e kaluar kur garuan ata të dy.
Ai shtoi se Big Brother Vip 3 do jetë ndryshe nga i dytë dhe nga i pari. Sipas tij, do jetë më agresiv, në sensing që do ketë konkurrencë të fortë siç pati në të dyja edicionet.