Luizi pretendon se Kristin dhe Efin i ka çuar ai në finale/ Deamishel e pyet pse nuk çoi Kiarën
Mënyra se si katër banorët mbërritën deri në finale është diskutuar shumë herë brenda shtëpisë. Sipas Luizit, Efi dhe Kristi erdhën deri në finale, si pasojë e ndikimit të tij dhe si pasojë e situatave që ai ka krijuar gjatë kësaj kohe, duke i përfshirë të dy ata.
Këtë bisedë ai po e bënte me Deamishel, ndërsa kjo e fundit tha se Efi dhe Kristi kanë mbërritur me forcat e tyre deri në finale.
Ajo madje e pyeti Luizin se përse ai nuk zgjodhi të merrte Kiarën në finale, por ai tha se Kiara nuk kishte dëshirë të vinte, ndaj ai zgjodhi Kristin dhe Efin, sepse ata të dy e meritojnë.
Sa i përket lojës së Luizit, Dea tha se sjellja e tij brenda në shtëpi, reflekton sjelljen jashtë shtëpisë. Ky i fundit tha se çdo situatë dhe sjellje brenda në shtëpi është në kudër të lojës.