Zarf/ Banorët do të luajnë lojën Twister
19:29 - 04.05.2023
“Twister” ka qënë loja e rradhës për katër finalistët. Në oborrin e shtëpisë është vendosur platforma me të cilën ata do të luajnë dyshe, ku mund të ndahen sipas dëshirës së tyre.
Dy prej tyre do të luajnë e dy të tjerët do të kenë pozicionin e arbitrit, duke treguar se ku duhet të vendosen duart apo këmbët.
Nëse banorët nuk do të vendosin asnjë pjesë trupi në tokë, përveç këmbëve e duarve, do të shpallen fitues.
Më pas fituesit e secilës dyshe, do të ndeshen “kokë më kokë”, për të shpallur kështu fituesin e lojës “Twister”.