Zarf/ Sfida e muzikës, banorët duhet të gjejnë këngën
18:10 - 04.05.2023
Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një sfidë me muzikë. Ata kanë për detyrë që sapo të shfaqet një fjalë në monitorin e shtëpisë, të gjithë bashkë, të mendojnë titullin e këngës dhe se kush e këndon atë, e më pas ta këndojnë.
Nëse finalistët arrijnë të gjejnë nga një këngë për secilën fjalë të shfaqur në monitor e ta këndojnë së bashku, çmimi i madh do të rritet me katër mijë euro, duke shkuar kështu në vlerën 100,000 mijë euro.