Balerinat kërcejnë për Luizin 

Balerinat kërcejnë për Luizin 

Atmosfera e krijuar në shtëpi nga balerinat, të cilat kishin ardhur posaçërisht për Luizin, me rastin e festës së tij të beqarisë, argëtoi të gjithë të pranishmit, finalistët por edhe ish-banorët.

Ndonëse Luizi po e shijonte në maksimum festën, ai nuk la pa përmendur edhe Kiarën, duke pyetur nëse ajo është në dijeni të një feste të tillë apo jo.

Festa e beqarisë zgjati për disa orë, duke ndryshuar totalisht gjendjen e banorëve, të cilët thanë se kishin nevojë për një gjë të tillë.

Përveç Luizit, Kristi ishte një tjetër banor që e shijoi në maksimum muzikën, por edhe kërcimin me balerinat.