Djemtë e BBV2 hyjnë në shtëpi, finalistët i përshëndesin

Djemtë e BBV2 hyjnë në shtëpi, finalistët i përshëndesin

Dy netë përpara finales, djemtë që ishin pjesë e këtij edicioni të Big Brother Vip 2, u futën në shtëpi për të festuar bashkë me finalistët.

Teksa Luizi, Kristi, Dea dhe Efi po qëndronin në dhomën e ndenjes mbrëmjen e kaluar, papritur ra zilja e shtëpisë.

Ata fillimisht menduan se në shtëpi do futej ndonjë banor tjetër, në prag të finales.

Ishte Efi dhe Dea ata të cilat shkuan të hapnin derën, ku më pas panë ish-banorët. Këta të fundit u përqafuan dhe u pritën me shumë ngrohtësi nga finalistët.