Pas festës, Luizi ngacmon Kristin për balerinën 

Pas festës, Luizi ngacmon Kristin për balerinën 

Puthja e Kristit me balerinën, nuk kishte si të kalonte pa u komentuar nga finalistët, e sidomos nga Luizi.

Ky i fundit pas festës së beqarisë, nisi të ngacmonte Kristin, duke i bërë pyetje për balerinën, kjo pasi ata të dy nuk u shkëputën në asnjë moment gjatë mbrëmjes dhe madje shkëmbyen një puthje në buzë.

Luizi po i tregonte Deas dhe Efit të gjithë bisedën që Kristi pati me balerinën. Mënyra se si e tregonte Luizi dhe pyetjet që Kristi i kishte bërë asaj, shkrinë së qeshuri Dean dhe Efin.

Komentimi i festës së beqarisë zgjati për rreth një orë pasi festa mbaroi, e më pas banorët fjetën gjumë.