Përfundon Festa e Beqarisë, finalistët përshëndesin ish-banorët

Përfundon Festa e Beqarisë, finalistët përshëndesin ish-banorët

Ish-banorët dhe balerinat e Maria Bonita ndenjën përreth 2 orë në shtëpinë e Big Brother e më pas u larguan.

Ardhja e tyre, kërcimi, muzika dhe atmosfera që u krijua në oborrin e shtëpisë mbrëmjen e kaluar, realizoi më së miri festën e beqarisë së Luizit.

Teksa ata u përshëndetën me finalistët, balerina e cila kërceu thuajse gjithë kohën me Kristin, i tha atij që po e pret jashtë kur të dalë.

Ky i fundit i tha se edhe dy ditë del, duke nënkuptuar që mund të ketë një takim jashtë me balerinën.

Ish-banorët u larguan bashkë me balerinat, ndërsa finalistët u futën në dhomën e ndenjes dhe nisën të komentonin të gjithë festën, ku nuk u la pa u komentuar puthja e Kristit dhe e balerinës, apo kërcimi i tyre.