Zarf/ Festë Beqarie për Luizin, djemtë i mbyllin sytë

Zarf/ Festë Beqarie për Luizin, djemtë i mbyllin sytë

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh shpjegoi arsyen e hyrjes së ish-banorëve në shtëpi.

Qetsori, i cili lexoi zarfin, tha se do organizohej një festë beqarie për Luizin, ku pjesë e saj do ishin vetëm djemtë. Kjo, për shkak se vajzat kanë patur shumë festa dhe organizime të ndryshme, ku pjesë e tyre nuk kanë qenë djemtë.

Në mënyrë që festa e beqrisë së Luizit të ishte e paharruar, Maria Bonita Club, u kujdes për të gjitha detajet, duke sjellë balerinat në shtëpi, posaçërisht për Luizin.

Dea dhe Efi kishin mundësi ta ndiqnin festën nga dhoma e gjumit, njësoj siç bënin djemtë kur ata kishin party vetëm për vajza.

Pas leximit të zarfit, djemtë morën Luizin i cili ndodhej në dhomën e rrëfimit, i mbuluan sytë që të mos shikonte dhe e nxorën atë në oborr, aty ku ishte përgatitur festa e beqarisë për të.