Klipi madhështor i Big Brother VIP 2
21:18 - 06.05.2023
![Klipi madhështor i Big Brother VIP 2](https://bigbrothervip.top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/05/1-1.png)
Ndryshe nga çdo herë tjetër në këtë natë finaleje, katër finalistët kanë shkuar në skenën madhështore të ndërtuar posaçërisht për ta.
Ata kanë parë një klip ku përmblidheshin 133 ditët e qëndrimit të tyre plot emocion, lot, surpriza, dhe të papritura.
Dea Mishel: Kemi përjetuar shumë emocione këëtu brenda, shumë e bukur gjithçka që pashë tani.
Kristi: Shumë nostalgji.
Luizi: Do na mungojë gjithçka.
Efi: Gjithçka, një herë qeshim një herë qajmë, por së bashku, do mungoj çdo gjë nga kjo shtëpi.