“Yjet”/ Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni sjellin në BBV këngën e tyre të re
21:49 - 06.05.2023
Xhensila Myrtezaj dhe Klajdi Haruni dy nga këngëtarët më të njohur të muzikës moderne, performuan sonte për herë të parë këngën e tyre më të re, të titulluar “Yjet”.
Termi “Yje”, fillimisht u bë i famshëm nga moderatorja e këtij program Arbana Osmani, e më pas u bë virale në të gjitha mediat sociale dhe mesa duket së fundmi, ka frymëzuar edhe këngëtarët.
Xhensila dhe Klajdi nuk do jentë vetmit që do i bashkohen spektaklit të sotëm. Të tjerë artistë do i bashkohen finales së madhe të BBV.