Dëmtimi e detyroi të braktiste ëndrrën/ Kush është ish-futbollisti i Partizanit që i bashkohet “Big Brother VIP”
Dikur mahniste tifozët me talentin e tij, por fatkeqsisht një dëmtim e detyroi të braktiste ëndrrën e tij më të madhe, të ishte një futbollist profesionist.
Gabriele Mezini, i lindur në Tiranë më 5.02.1994, është ish-futbollisti i cili, sot i bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”, si banori i rradhës i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ka 6 vite i tërhequr nga futbolli, ndërsa nuk ka shumë dëshirë t’i kthehet asaj historie që për të është e dhimbshme. Ai tha se tashmë emocionet e lojës së bukur i merr nga ekrani.
Por Vëllai i Madh zgjodhi që sot t’ia rikujtonte disi ato emocione, duke e zhvendosur në një mini-fushë futbolli, ku e priste dhe ish-shoku i tij i skuadrës, portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.
“Ne njihemi prej kohësh dhe unë i uroj vetëm më të mirat dhe sa më shumë suksese”– tha Hoxha për Gabrielen.