I pari që hapi derën e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë! Drini Zeqo, banori i parë i “Big Brother VIP”
Drini Ziqo është banori i parë, i cili do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Me një karierë të gjatë në television, Drini është i pari që do të hyjë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Ai ka lindur në Tiranë, në 15 qershor 1982 (41 vjeç). Që prej vitit 2002, Drini shfaqet çdo ditë në ekran. Fillimet lidhen me “Top Select” në TCH. Pas “Top Select”, filloi punë si spiker lajmesh (Top Channel, TV Klan, ABC News). Ka prezantuar spektakle, si: “Dancing with the stars”, “Tu si que vales” në Vizion Plus, e po ashtu ka një përvojë si gazetar në “Opinion”, me Blendi Fevziun, për disa vite.
“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini, teksa hynte në shtëpi.