Ndizen dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri! Nis zyrtarisht “Big Brother VIP” 3
Janë ndezur nga dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shtëpisë së “Big Brother VIP”, për herë të tretë në ekranin e “Top Channel”.
Nën moderimin e Ledion Liço, edhe këtë herë spektakli pritet të vendosë rekorde shikueshmërie si dhe të mbërthejë publikun pas ekranit.
Në hapje të spektaklit, janë shfaqur ambientet nga shtëpia, e cila do të jetë komplet e re, për të pritur vipat e shumtë që do jenë banorët e sezonit të tretë.
“Mirëmbrëma të gjithëve! Mirëmbrëma dhe mirësevini në episodin e parë të BBV3. Faleminderit që keni mbushur studion madhështore, e cila si shtëpia është e re. Yjet sonte zbresin në tokë dhe futen në shtëpi, njësoj si në shtëpitë tuaja rehatohuni, do të jetë një natë e gjatë plot me emocione. Përpara se të filloj dua t’ju marr disa sekonda për veten, unë jam një njeri që nuk flas për veten, por dua t’ju them dy fjali, koha në përgjithësi ose në të mirën e rasteve tregon çdo gjë. Unë nuk dua të tregoj kush qysh pse, kush i tha kujt çfarë.
Dua të falënderoj kohën dhe njerëzit që më dhanë mundësinë që pas 6 vitesh të rikthehem sërish në një skenë të madhe. Uroj të bëj krenar juve dhe ata që më bënë të prisni, unë jam Ledion Liço. Për ju që më njihni e dinë se çfarë bëj, për ju të tjerët do të kalojmë bukur bashkë”, tha moderatori.
Krah Ledion Liço, do të jenë dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj. Arbër Hajdari vjen për herë të tretë, si i vetmi që “i ka mbijetuar ndryshimeve të kabinetit”, teksa Ori rikthehet në ekran, pasi u largua për shkak të angazhimeve të saj në politikë.
“E pranova ftesën e Big Brother, sepse besoj dhe shpresoj se përmes audiencës së madhe që ky format ka, me opinionet e mija, të shërbejë për të promovuar, mbështetur, apo kritikuar modelet e shoqërisë sonë. Uroj që banorët VIP të Big 3 të tregojnë veten e tyre, duke shfaqur vlera të larta, qytetare, intelektuale e njerëzore, të cilat duhet të shërbejnë si modele suksesi për shoqërinë tonë”, tha ai.
“Uroj të jem një ogur i mirë dhe për ty jam shumë e lumtur që po kthesh në shkëlqimin e kësaj studio, dhe në karrierën tënde sfidat nuk kanë qenë të paktë kështu që gjurmët e tua I ke lënë. Poltrona është shumë e rehatshme, unë nuk e id si do jetë puna e opinionistit, por poltorna është e rehatshme”– tha Ori Nebiaj.
Spektaklin premierë do keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube. Për të gjithë ata abonentë që nuk kanë ende një abonim, nata hapëse e Big Brother Vip Albania 3 do të transmetohet falas në aplikacionin Digitalb në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë botën. Shkarkoni aplikacionin dhe ndiqeni falas këtë mbrëmje.