Për herë të dytë në “Big Brother”? Rike Roçi pret mes “acarit” t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Për herë të dytë në Big Brother? Rike Roçi pret mes acarit t'i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Rike Roçi mund të jetë banorja e katërt, e cila do bashkohet shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Aktorja 35-vjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit në vitin 2016, do të jetë një ndër vipat e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Rike Roçi lindi në Durrës. Babai i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, por këtë herë dëshiron ta sfidojë sërish veten dhe pse jo, ndoshta të fitojë.

Ajo ndodhet në një ambient jashtë shtëpisë, në pritje për të hyrë brenda saj si banore, teksa brenda e presin Drini Zeqo, Ilnisa Agolli dhe Meri Shehu.