Sonte nis Big Brother VIP! Spektakli në Top Channel, çdo ditë në dy kanalet e Digitalb

Sonte nis Big Brother VIP! Spektakli në Top Channel, çdo ditë në dy kanalet e Digitalb

Show gjigand dhe më i shumëprituri nga të gjithë Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj.

Produksioni ka bërë një punë të madhe dhe të kujdesshme që të sjellë një përmbajtje që do t’ju gozhdojë para ekranit.

Kasti premton të jetë fantastik. Por publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.

Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme. E cila do të ndezë dritat një e një mbrëmjen e 13 janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para dhe patjetër një spektakël për të mos u humbur.