“7-8 personalitete i kam vetë”/ Egla Ceno në “Big Brother VIP”, basti me Ledion Liçon
Teksa gjithmonë e ka shfaqur vetën para publikut nëpërmjet skensës së teatrit dhe filmave, këtë herë Egla Ceno do të vijë ndryshe.
Ajo është banorja më e re e “Big Brother VIP”, duke “shkelur” bindjen e saj, që dikur thoshte se nuk do hynte kurrë në këtë spektakël. Ajo shprehet se nuk e di se çfarë duhet të presë nga kjo eksperiencë, por do i presë gjërat si të vinë.
“Nuk ka nevojë ta mbushni shtëpinë me shumë banorë sepse unë 7-8 personalitete i kam vetë. O Zot na ruaj”- tha ajo në klipin e saj.
Ndërkohë, Ledioni zbuloi se ai dhe Egla kanë vendosur një bast me njëri-tjetrin.
“Kur u takuam me Eglën, më tha që nuk e pi duhanin, dhe unë i thashë që do e niste. Ne vendosëm një bast, dhe ajo më premtoi që nuk do e niste cigaren”- tha Ledioni.
“Nëse unë e nis duhanin, përgatituni për luftë sepse e kam lënë dhe nuk dua t’i kthehem më”- tha Egla.