Kaloi sfidën për të hyrë në “Big Brother VIP”/ Vëllai i madh i jep Rikes “shpërblimin” e parë

Kaloi sfidën për të hyrë në “Big Brother VIP”/ Vëllai i madh i jep Rikes “shpërblimin” e parë

Rike Roçi iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”, pasi banorët e tjerë vendosën që ajo të hynte.

Por teksa ajo kaloi një sfidë për t’u bërë banore, “Big Brother” vendosi që biletat e kthimit të “Lori Caffe” do i shpërndajë vetëm Rikja. Teksa janë vetëm 16 bileta, ajo është në pozicionin e vështirë për të zgjedhur se kë do lërë pa biletë.

Rikja do ketë mundë t’i njohë banorët para se të shpërndajë biletat, duke vendosur se kujt do t’i japë mundësinë që të mund të kthehet në shtëpinë e BBVIP, nëse eleminohet.