“Kam që në 2016 që e shoh në foto”/ Banorët vendosin për fatin e Rike Roçit në BBVIP
Rike Roçi priti që në nisje të spektaklit, pa e ditur nëse do të futej në “Big Brother VIP”.
Por përveç kësaj sfide, Vëllai i madh vendosi që duhet të vendosnin banorët e tjerë, nëse Rikja do t’i bashkohej shtëpisë.
Banorët u shprehën pozitivisht, duke kërkuar që ajo të hynte në shtëpi, përve Julit, tha se Rike nuk duhet t’i bashkohej shtëpisë. Ndërkohë një koment pikant dha dhe Gazmend Ujkashi, i cili u shpreh se ka vite që sheh fotot e saj por pa e takuar.
“Sigurisht që të hyjë, kam që në vitin 2016 që e shoh në foto“- tha ai.
Rike Roçi lindi në Durrës. Babi i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, teksa tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit të vitit 2016, ku mbështeste Shqipërinë.