“Po rikthehem në shtëpinë time të dytë”/ Vesa Smolica banorja më e re e “Big Brother VIP”

Po rikthehem në shtëpinë time të dytë/ Vesa Smolica banorja më e re e Big Brother VIP

Vesa Smolica është banorja e rradhës që i bashkohet “Big Brother VIP” 3.

E lindur në Gjakovë, Kosovë, ajo është këngëtare e afirmuar në tregun muzikor shqiptar. Me shumë pjesëmarrje në festivalet e këngës, fillimet e saj lidhen me “Gjeniu i Vogël”, The Voice of Albania”. Ka marrë pjesë në “Top Fest” dhe “Kënga Magjike” dhe disa festival këngëtare. Aktualisht moderon një program radiofonik në Prishtinë.

Ajo shprehet se shtëpisë së BBVIP do i sjellë humor, por dhe gricje të vogla, pasi është një karakter i fortë.