Mbrëmja e dytë e “Big Brother Vip 3” nis pas pak/Ja ku mund ta ndiqni falas live spektaklin e sotëm!

Mbrëmja e dytë e Big Brother Vip 3 nis pas pak/Ja ku mund ta ndiqni falas live spektaklin e sotëm!
Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Spektakli i sotëm premton shumë, teksa plot 6 banorë do bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Personazhe të dashur te botës së artit dhe televizionit priten t’i bashkohen shtëpisë më të përfolur në Shqipëri. Spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube. Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.