“Shëtit ‘lule më lule’”/ Opinionistët komentojnë hyrjet e reja, Ori: Meritoni, sulltani të cilit nuk mund t’i shpëtojë as Dea
Banorët kanë mirëpritur krahë hapur dy hyrjet e reja në Shtëpinë e Bib Brother VIP 3. Gazi u shpreh se të gjithë banorët e përzgjedhur për t’iu bashkuar formatit janë yje.
Nga ana tjetër, opinionistja Ori Nebijaj është shprehur se Fatjoni është simpatik, ndërsa Dea rrezaton buzëqeshje. E ndalur te Meritoni, Ori shprehet se ai është sulltani i vërtetë që nuk lë gocë pa shkuar nga pas dhe jam i sigurt që as Deas nuk mund t’i shpëtoj.
Gazi: Juve jeni për t’ju thënë se jeni njisha sepse të gjitha ata që keni përzgjedhur yje i keni.
Ori: Fatjoni shumë simpatik. Dea duket shumë pozitive e qeshur. Të paktën shihet sikur ka hyrë me këmbëm e mbarë në shtëpi dhe padiskutim që përtej Visit, më ngacmoj pak Meritoni tani që tha se Gazi mezi po e pranon të qenurit sulltan. Dhe nuk ka faj sepse sulltani i vërtetë është Meritoni që nuk lë gocë pa shkuar nga pas dhe jam i sigurt që as Deas nuk mund t’i shpëtoj.
Ledjoni: Në fakt mua Meritoni më duket si bletë punëtore që shëtit ‘lule më lule’.