Vetëm 72 orë brenda BBV/ Egla kundër ‘zhveshjes’ së Julit: I qëndroj asaj që thashë, këtu s’jam në shfaqje
Egla Ceno duket se sapo ka hyrë ka patur përballjet e saj të para.
Fillimisht ajo e ka nisur me Julin, që mbrëmjen e parë ku i ka kërkuar që të mos dal me mbathje në dhomën e gjumit.
Ndërkohë që ditën e parë të qëndrimit në shtëpi Egla nuk i ka ndalur kritikat, ndaj bezdisjes që ky i fundit i ka shkaktuar gjatë natës.
Pikërisht kjo çështje është diskutuar në spektaklin e së martës.
Egla: Një njeri që është mësuar të mos rrijë me shumë njerëz rrotull, ndihem shumë e hallakatur, jam mësuar të rri në një vend në kontroll gjithmonë, unë jam shumë e përgatitur, por nuk e ndihmoj dot vetë apo të tjerët në disa rregulla që nëse qëndron në një komunitet duhen respektuar.
Juli: I ka shërbyer si leksion se tani dalin të gjithë me mbathje dhe s’i bën përshtypje.
Egla: Nuk dalin me mbathje. Unë do t’i rri asaj që thashë. Duke qenë shumë veta në një dhomë që flemë, komunitet i ri, e kam thënë në klip brenda dhomës së rrëfimit, unë këtu nuk jam në një shfaqje, jam në një bashkëjetesë.
Juli: Nuk ka qenë tendencë.
Sara: Këtu duhet të bëhesh gati për gjithçka, mbathjet është minimali.
Egla: Ti zgjidhim një nga një hallet.
Sara: Juli e ka bërë për ta përgatitur Eglën..
Heidi: Ajo është femër që është me edukatë, e kuptoj këndvështrimin e Eglës.
Meri: Nuk e kam parë të axhituar, kam shumë respekt, instikti për t’u ushqyer më bëri të pyes. Ka ato disbalancat e veta, mendoj që është një njeri shumë pozitiv, unë e pranoj ashtu siç është, më pëlqen.
Ndërkohë që një tjetër përballje që është diskutuar ka qenë edhe ajo e Eglës dhe Meritonit.