“A do të të pëlqente një lider si vetja?!” / Einxhel dhe Ori kritikojnë Ilnisën si lidere…

A do të të pëlqente një lider si vetja?! / Einxhel dhe Ori kritikojnë Ilnisën si lidere...

Ilnisa ishte banorja e cila siguroi më shumë vota për t’u bërë lider, por duket se lidershipi i saj nuk u prit aspak mirë. Pas një klipi të transmetuar mbrëmjen e sotme me komentet negative të banorëve për të, Ilnisa u përball me ta. Teksa i vetmi që u doli të gjithëve kundër duke mbrojtur Ilnisën ishte Meritoni, ja si u shprehën opinionistet e sotme, Ori dhe Einxhel.

“Ilnisa do faktorizohej qe në fillim, por sot ndjehem shumë e habitur. Ajo vrazhdësi dhe arrogancë e Ilnisës me banorët gjatë këtyre ditëve, pra këtë mënyrën për t’u bërë diktatore, ndërkohë teksa është në live për pak sa nuk qava pak më parë kur u shpreh…” – Ori

“Unë besoj se ti bën analizë të mirë, por në këtë rast mund të kesh përshpejtuar mënyrën sesi e përcaktove vendin tim në të udhëhequr këtu brenda…” replikon Ilnisa

“A do të të pëlqente një lider si vetja?! Këtë merre si një kritikë…” Einxhel

Ndërkohë, Ilnisa refuzon të përgjigjet:

“Nuk kam çfarë të them më shumë…”