“Mashtruese…”/ Ledjona përballet me deklaratat e ish-bashkëshortit: Asgjë nuk është e vërtetë!
Ledjona Xheladinaj ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ish-partneri i saj referuar rrëfimit që ajo kishte bërë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
E përballur me mesazhe të llojit“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty” të ish-bashkëshortit, Ledjona tha se: “Asgjë çfarë shkruhet nga ato komente nuk është e vërtetë sepse është vajza në mes dhe nuk dua të gënjej për vajzën”.
Ledioni: Për çfarë të ka marrë më shumë malli nga vajza.
Ledjona: Më ka marrë malli për mesazhin që më dërgon kur vjen nga shkolla dhe kur më thotë ‘sa do vonohesh ma’.
Ledioni: Si ishte për ty të bëheshe nënë?
Ledjona: Ka qenë momenti më i bukur edhe pse ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë në shkollë. Po sakrifikoj shumë për rritjen e saj edhe pas divorcit. Edhe pse ka pasur gjithmonë mbështetjen e babait dhe vazhdon ta ketë sepse i ka marrëdhëniet shumë të mira, por gjithmonë i ka munguar ajo figura e babait dhe kam qenë edhe baba edhe nënë për të. Unë jam shumë e lidhur me Mikin dhe e di që i mungon shumë edhe pse më sheh nga ekrani, e përjeton shumë largimin tim. Edhe kur jam larguar për të ardhur deri këtu ajo ka qarë dhe mua më prek shumë kjo sepse i kam ende parasysh lotët e saj. Kur bëhet fjalë për Mikin nuk flas dot.
Ledioni: Kjo është krejt normale kur thua që të ka marrë malli për telefonatën e vajzës.
Ledjona: ‘Kur do kthehesh në shtëpi’, ‘a ke ngrënë bukë’, çfarë ke bërë për të ngrënë. Shpesh herë më thotë që kur të vish më merr në telefon sepse kam frikë trembem. Ka ndenjur edhe pa bukë sa kam shkuar në shtëpi dhe prandaj më dhëmb shpirti për atë.
Ledioni: Po kur nuk je ti, me kë rri vajza?
Ledjona: Vetëm, është mësuar që e vogël të rrijë vetëm.
Ledioni: Këto rrëfime që ke bërë ti, i ka parë edhe bashkëshorti. Duke parë çfarë ka shkruar më thuaj çfarë mendon.
Ledjona: Nuk kam çfarë them me këto që ka shktuar sepse është vajza që nuk gënjen dhe janë edhe prindërit e tij. Asgjë çfarë shkruhet nga ato komente nuk është e vërtetë sepse është vajza në mes dhe nuk dua të gënjej për vajzën. Nuk e di, por nuk mendoj se është ai…