‘Nxehen gjakrat’ mes banorëve/ Roza çohet para të gjithëve: Nuk po e provokoja. Ajo më qëlloi me shuplakë…
Debatet kanë nisur në shtëpinë e “BBV3” tashmë. Roza dhe Meri kanë patur një nga debatet më të ashpra, teksa gazetarja është shprehur se Meri e ka goditur në fytyrë gjatë një bisede. Debati mes tyre ka nisur tashmë në Prime, por si kanë reaguar banorët e tjerë pasi panë klipin e përplasjes mes tyre?!
“Unë dua t’i them Klodit që nuk isha kundër Rozës për shpullën, por për gjërat e mia. Merit i kam thënë që edhe ajo ka faj. Edhe mua ma ka bërë atë, ia ka bërë të gjithëve, por pa të keq sepse nuk e kontrollon dot dhe harron që këtu penalizohesh… Nuk është vështirësi ta nxjerrësh Merin nga vetja. Patjetër ajo ka gabim, por…” Romeo
“Doja të të shihja në sy. Kisha kënaqësi sepse doli e vërteta…” Roza
“Nuk kam pse duroj një njeri sidomos Rozën… Unë po jepja një intervistë…” Meri
“U pa qartë që unë nuk po e provokoja. Ajo më qëlloi me shuplakë…” Roza