“Reagimi yt do shumë parapërgatitje që të arrish te Oscars si aktrim…” / Ori dhe Einxhel komentojnë debatin Roza-Meri!
Roza dhe Meri kanë patur një nga debatet më të ashpra, teksa gazetarja është shprehur se Meri e ka goditur në fytyrë gjatë një bisede. Klipi i debatit të tyre është transmetuar dhe banorët kanë reaguar duke vendosur se cilën anë do mbajnë.
Por si janë shprehur opinionistet e mbrëmjes së sotme?! Einxhel Shkira shprehet si më poshtë:
“Është shumë herët për të qenë kaq keq. Kjo vjen si pasojë e faktit që ata nuk i kanë dhënë kohë njëri-tjetrit të njihen. Sa i përket situatës konkrete, kam pritur që Meri dhe Roza të shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën… Ato të dyja mund të kishin gjetur të mirën te njëra-tjetra. Të tilla prekje edhe në edicione më para ka patur dhe janë marrë në konotacion miqësor…”
“Reagimi i Rozës duhet të kishte qenë i menjëhershëm , por reagimi yt do shumë parapërgatitje që të arrish te Oscars si aktrim. Gjesti i Merit për mua është një gjest që dikush e merr për mirë, dikush për keq…” shprehet Ori Nebijaj.