Romeo shprehet se ajo ndryshoi pasi u bë lider… / Meritoni u del banorëve kundër: Ilnisa kështu është!

Romeo shprehet se ajo ndryshoi pasi u bë lider... / Meritoni u del banorëve kundër: Ilnisa kështu është!

Dinamikat në shtëpinë e “BBV3” janë lidhur ndër të tjera, edhe me zgjedhjen e lideres, pas largimit të papritur të Drinit. Ishte pikërisht Ilnisa banorja e cila siguroi më shumë vota, por duket se lidershipi i saj nuk u prit aspak mirë. Pas një klipi të transmetuar mbrëmjen e sotme me komentet negative të banorëve për të, Ilnisa u përball me ta. I vetmi që u doli të gjithëve kundër duke mbrojtur Ilnisën ishte Meritoni.

“Ajo e vendoste në formë persekutimi…” – Gazi

“Unë mendoj që Ilnisa kështu është. Nuk ka ndryshuar sepse u bë lidere. Ky është tipi i saj.” – Meritoni

“Ilnisa ishte shumë e egër. Jepi njeriut pak pushtet dhe e shikon si ndryshon.” – Romeo

 “Nuk e di cili ishte ky pushteti që më ndryshoi…” replikon Ilnisa

“Por ditën e dytë dhe të tretë ti ndryshove dhe je koshiente për këtë gjë. Mua, dhe besoj të gjithëve u pëlqen kur ti je e qeshur. Ti atë ditë ndryshove dhe mua më pëlqeu…” – Romeo

“Jam shumë i kënaqur me punën e Ilnisës. E zgjodha Ilnisën sepse kështu e duan këta nga i pari në të fundit…” – Elvisi