Olsi Bylyku pjesë e “Big Brother VIP 3”: Aq shumë sa më kanë shkruar njerëzit, nuk mund…
00:27 - 21.01.2024
Olsi Bylyku është banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP 3”. Aktori i njohur vjen për një aventurë të re në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Olsi: Çfarë emocioni. Të dëgjoj zërin tënd kështu.
Ledioni: Mua më duket si skeç “Portokallie”. Këtë merkaun që kishe për datën e fillimit. Përse e kishe kaq merak këtë gjënë për të hyrë një javë më vonë?
Olsi: Të them të drejtën i kam ndjekurt, më duket vetja sikur jam pjesë e lojës. Sepse aq shumë sa më kanë shkruajtur njerëzit që do jem shtëpisë e “Big Brother”, nuk mund të hyja dot më herët.
Ledioni: Kush të ka pëlqyer më shumë dhe më pak?
Olsi: Mendoj se duhet t’i njoh nga brenda sepse është shumë herët për të dhënë mendimin tim.