“Kë doni të largoni?”/ Egla shpëton Elisin, kush janë 4 të nominuarit
00:43 - 28.01.2024
Tre banorët më pak të preferuar nga publiku për këtë javë janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi.
Treshes do t’i bashkohet edhe Vesa, pasi theu rregullat e Vëllait të Madh duke u arratisur gjatë sfidës së kazermës.
Gjithçka mbeti në dorën e Eglës, të cilës për shkak se ishte lidere e kësaj jave, Big Brother i ka dhuruar një avantazh në lojë. Të zgjedh kë do të shpëtojë nga 4 të nominuarit. Banorja ka zgjedhur të shpëtojë Elvisin duke e zëvendësuar atë me Fagtionin.
Me vendimin e Eglës në televotim do të shkojë Ervini, Gabriele, Fationi dhe Vesa. Publiku do të votojë emrat e sipërpërmendur deri të martën, duke larguar një prej tyre.