“Nga sot asnjë lloj komunikimi”/ Juli i qetë pas deklaratave të Meritonit: S’jam këtu të ndaj tokat

“Nga sot asnjë lloj komunikimi”/ Juli i qetë pas deklaratave të Meritonit: S'jam këtu të ndaj tokat

Duket se dhe spektakli i sotëm nuk ka mjaftuar që të zgjidhte problemet mes Julit dhe Meritonit.

Edhe pse u diskutua në studio mes opinionistëve dhe moderatorit, gjithashtu në shtëpi mes banorëve duket se gjakrat nuk janë qetësuar mes dyshes Meriton- Juli.

Meritoni është shprehur se nga spektakli i sotëm nuk do të ketë asnjë komunikim.

Meritoni: Prej sot unë me Juli asnjë lloj komunikimi.

Juli: Për mua nuk ka asnjë problem, unë nuk jam këtu të ndaj toka. Nëse ka dëshirë të komunikoj në rregull, nëse nuk ka dëshirë të komunikoj prapë në rregull.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality shoë, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ndërkohë që spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.