Sfida e zinxhirit/ Arbër Hajdari: Të tre djemtë kanë të drejtë! Romeo: Në jetë mund të fitosh edhe pisët
Opinionisti Arbër Hajdari u ka dhënë të drejtë të tre banorëve Romeo, Juli dhe Bardhi në lojën e zhinxhirit.
“Në këtë rast të tre djemtë kanë pasur të tre të drejtë. Si Romeo, që nuk mendoj se e ka përdorur për asnjë sekondë, Si Juli që donte të bënte një lojë, por edhe të tregohej i kujdesshëm, edhe Bardhi që e uroj që i dha fund këtij diskutimi duke prerë litarët“- tha Hajdari.
Në vijimsi të debatit, Romeo i është kthyer Julit duke thënë se kjo është një taktikë e pisët.
Arbri: Konflikti filloi kur i hapi rrugën për të marrë abdesë, por donte ta kishte situatën nën kontroll. Situatën e vulosi Bardhi kur pa një sërë diskutimesh që po i ulnin këtij rituali rëndësinë që ka dhe preu shiritin.
Në këtë rast unë mendoj se të tre djemtë kanë të drejtë. Juli që dontë të fitonte lojën, por i hapi rrugë kur ai donte të merrte abdesë. Tani krahas ritualit të abdesit, ai mund të kishte pasur edhe ndonjë punë tjetër në tualet. Juli aty filloi të mbikqyrte situatën me idenë ‘ore, mos janë duke përfituar nga kjo gjë?”
Kur flasim për gjëra të tilla, duhet të jemi të kujdeshëm. Në këtë rast kanë pasur të tre të drejtë. Si Romeo, që nuk mendoj se e ka përdorur për asnjë sekondë, Si Juli që donte të bënte një lojë, por edhe të tregohej i kujdesshëm, edhe Bardhi që e uroj që i dha fund këtij diskutimi duke prerë litarët.
Romeo-Julit: Nuk hedh asgjë poshtë që është një taktikë e juaja e pisët. Në jetë mund të fitosh edhe pisët. Ajo që më vjen keq ishte se Juli dhe Vini dhanë besën që unë të kryeja abdesin dhe në momentin që e kryen atë gjë, lëre të mbarojë punë. Mos e blloko Artën te dera.