Provokimet e Rozës, Heidi ‘shpërthen’ në lot: Totalisht e ulët…
Heidi është përlotur gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP3.
Shkak për këtë janë bërë komentet e Rozës ndaj saj për eksperiencën në “Grande Fratello”, çka insinuon se Heidi është vajzë e lehtë dhe do të përdor njerëz në lojën e saj për të arritur aty ku do. Romeo iu kthye duke i thënë Heidit ‘mos ja var’, sepse që përmes injorimit ta nxjerrin sa më shpejt nga shtëpia e Big Brother.
Ndërkohë Heidi e konsideroi Rozën negative dhe njeri që provokon me fjalët më të ulta. Banorja sqaroi se Romeon e ka xhan dhe ndihet mirë nën shoqërinë e tij, por kjo nuk do të thotë se do që ta përdorë.
Heidi: Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë… Sa i përket marrëdhënies me Romeon, unë thjesht e kam xhan dhe jam mirë. Nuk është se do të përdor njerëz.
Romeo: Por këtë do të arrijë kjo. Nuk e kupton ti? Thjesht mos ja var, dhe të dali sa më parë. Për çfarë qan ti?
Roza: O Romi, prit një sekond sepse nuk është pjesa jote kjo.
Heidi: E ke përmendur, ndërkohë që nuk është fare e vërtetë…
Roza: Komenti im ka të bëjë me lojën që ti po bën zemra. Ky është gjykimi im ashtu sikurse ti më konsideron mua negative…
Heidi: Po sepse je negative, je njeri që provokon me fjalët më të ulta.
Romeo: Nuk është e ulët, është e keqe. Bëra ç’mos që të ishte pjesë e ekipit dhe e shoh këtu që më drejtohet mua, është njeri i keq. Ne të japim mundësi, ti e shëmtohesh akoma.
Roza: O Romi, prit një sekond sepse nuk është pjesa jote kjo.
Heidi: E ke përmendur, ndërkohë që nuk është fare e vërtetë…
Roza: Po ik ore, ec o Romeo, kujdes kur flet…