Arbër Hajdari: Këta nuk janë vetëm për t’u puthur! / Ori Nebijaj: Mua më vlon gjaku nëse…
Debate të shumta ka pasur mes banorëve e sidomos mes dyshes Rike-Ilnisa. Vajzat janë zënë e në prime-n e sotëm, teksa mes tyre ka hyrë Meritoni. Duket se Ilnisa pretendon përkrahjen e Meritonit, por ja si e kanë komentuar opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari këtë raport.
Arbër – Meritoni dhe Ilnisa nuk kanë marrëdhënie shoqërore. Për mua është normale që Ilnisa kërkon një opinion më të sinqertë se çfarë mendimi ka ai. Këta nuk janë vetëm për t’u puthur. Janë edhe për të marrë ndonjë mendim…
Ori – Është e pamundur mos të shqetësohesh kur partneri yt debaton. Aty brenda jeni lojtarë. Keni marrë koston të jeni edhe më tepër. Këtë kosto duhet ta mendoni vetë. Ju jeni kaq të ftohtë dhe i ndani kaq lehtësisht territoret kjo mua ma vret veshin. Mua shokun, partnerin më vlon gjaku nëse dikush ma akuzon…