Thyen rregullat e lojës, të gjithë banorët shkojnë në nominim! Hapet televotimi për të eliminuarin e dytë të mbrëmjes
Pas eliminimit të Gabrieles, Vëllai i Madh ka hapur një tjetër televotim në të cilin publiku mund të votojë për të preferuarin e tyre.
“Kë doni të shpëtoni?”, dhe në fund banori që merr më pak vota do të largohet nga Shtëpia.
Shkak për hapjen e televotimit të dytë është thyerja e rregullave të lojës me ngjitëse, ku pjesa më e madhe e banorëve zgjodhën të mos përfshiheshin aq shumë duke u dorëzuar, ndërsa i pari që nisi me thyerjen e rregullave ishte Juli duke lëvizur dorën për të pirë cigare.
“Brenda asaj shtëpie ka ardhur një zarf i zi sepse ju keni thyer rregullat e lojës. Keni mbetur 22 banor aty brenda, çka do të thotë se për të 22 ju do të hapet zyrtarisht një televotim. Pyetja për publikun është “kë doni të shpëtoni?” dhe banori më pak i votuar do të lërë që sot Shtëpinë e Vëllait të Madh”- tha moderatori Ledion Liço.